Call center-i i 3 vëllezërve Prekaj, disa prej personave që mashtronin qytetarët italianë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.01.2026, 08:53

Personat që shikoni në foto janë disa prej individëve që mashtronin qytetarët italianë në Call Centerin e goditur dy ditë më parë nga drejtësia. Gazetarët arritën të futeshin në Call Center duke infiltruar një shtetas italian, i cili punoi aty dhe tregoi nga brenda se si funksiononte skema. Punonjësit e Call Center-it telefononin viktimat dhe i bindnin të transferonin para në kriptomonedha, duke u premtuar fitime.

Në qendër të hetimit të SPAK dhe BKH kanë dalë tre vëllezër nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, të dyshuar si pjesë kyçe e aktivitetit mashtrues. Operacioni, i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, u finalizua mbrëmjen e së premtes me arrestimin e 12 personave. Sipas hetuesve, aktiviteti i call centerave mashtruese fshihej pas kompanisë “Infinite”, ndërsa në fokus janë edhe lidhjet e mundshme me David Prendin, 29 vjeç, administrator i kompanisë me zyra në Alban Tower, i cili nuk rezulton mes të arrestuarve.

Me urdhër të GJKKO-së, agjentët e BKH-së ushtruan kontrolle në mbi 30 ambiente në Tiranë, përfshirë zyra në kulla në qendër të qytetit, ku u sekuestruan kompjuterë, telefona dhe portofole kriptomonedhash. Sipas skemës së zbuluar, operatorët u premtonin qytetarëve të BE-së fitime të shpejta nga investime online, duke kërkuar fillimisht 250 euro. Më pas, viktimave u shfaqej një bilanc fiktiv prej rreth 50 mijë eurosh si fitim i supozuar, ndërsa në momentin e tërheqjes kërkoheshin pagesa të reja, duke rritur vazhdimisht shumën e humbur, deri sa qytetarët kuptonin se ishin mashtruar dhe paratë nuk ekzistonin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit