Aksident i frikshëm në Laç: “Audi” bëhet “copë-copë”, plagosen rëndë tre persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.01.2026, 01:13

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Laç–Fushë Krujë, ku një automjet tip Audi ka humbur kontrollin dhe, për pasojë, është përplasur me bordurën e rrugës.

Sipas dëshmive të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga vendngjarja, në automjet udhëtonin tre djem, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se gjendja e tyre është e rëndë, ndërsa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet për gjendjen shëndetësore apo për shkaqet e sakta të aksidentit.

Nga pamjet e siguruara dhe videoja e dërguar në redaksi, automjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht, çka tregon forcën e madhe të përplasjes. Sipas informacioneve paraprake nga dëshmitarë, dyshohet se mjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë, por kjo mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për rrethanat e aksidentit.

JOQ Albania do të vijojë të ndjekë këtë ngjarje dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit