“Thuaj të hëngsha…”, i mituri dhunon bashkëmoshataren e tij, e hedh videon në TikTok

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.01.2026, 00:38

Një video tronditëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania dhe po qarkullon në rrjetin social TikTok, ku shfaqet një akt i rëndë dhune psikologjike dhe fizike ndaj një vajze të mitur.

Sipas pamjeve dhe informacionit të dërguar në redaksi, një djalë i mitur, rreth 13–14 vjeç, shihet teksa e detyron me forcë një vajzë të mitur të së njëjtës moshë të shqiptojë fjalë fyese dhe poshtëruese, ndërsa ajo është e ulur në gjunjë. Në video dëgjohet adoleshenti duke i kërkuar vajzës ta thotë më fort, ndërkohë që në një moment e godet në kokë.

Në skenë shfaqet edhe një vajzë tjetër e mitur, e cila nuk ndërhyn dhe nuk reagon, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi normalizimin e dhunës dhe bullizimit mes adoleshentëve sot.

Kjo video nuk është thjesht një “postim në rrjete sociale”. Është një 'alarm i kuq' për shoqërinë shqiptare. Është dëshmi e qartë se dhuna, poshtërimi dhe bullizimi janë kthyer në argëtim, ndërsa TikTok-u dhe rrjetet sociale po përdoren si skenë për të ekspozuar dhe përçmuar të miturit.

Ku kanë përfunduar fëmijët tanë? Ku janë prindërit? Ku është edukata, kontrolli, përgjegjësia?

Ky nuk është rasti i parë që JOQ Albania publikon pamje dhune dhe bullizimi mes adoleshentëve. Përkundrazi, raste të tilla po bëhen të shpeshta dhe gjithnjë e më të rënda, duke treguar një dështim të thellë në edukim, vlera dhe mbikëqyrje.

Dhuna ndaj një vajze të mitur, poshtërimi publik dhe filmimi për klikime janë akte të rënda, që nuk mund dhe nuk duhet të normalizohen. Heshtja, indiferenca dhe justifikimi janë po aq të rrezikshme sa vetë dhuna.

JOQ Albania ngre alarmi të madh dhe u bën thirrje:

Prindërve, të mos mbyllin sytë!

Shkollave, të mos heshtin!

Institucioneve, të reagojnë!

Shoqërisë, të zgjohet!

Sepse sot është një video. Nesër mund të jetë një tragjedi!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit