Një qytetar ka raportuar një situatë shqetësuese në unazën e madhe, ku një makinë transportonte disa qen dhe kelysha të lidhur nga këmbët brenda një kafazi. Sipas denoncuesit, kafazi ishte ndërtuar posaçërisht për transportin e kafshëve, por mënyra e mbajtjes së tyre duket qartë mizore dhe e papranueshme.
Makina në fjalë po lëvizte drejt autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa qytetari kërkon ndërhyrjen e autoriteteve, shoqatave dhe aktivistëve për të drejtat e kafshëve, të interesohen për fatin e këtyre kafshëve, si dhe të identifikojnë pronarin e automjetit.
Ky incident ngre shqetësime serioze për trajtimin dhe transportin e kafshëve dhe thekson nevojën për kontrolle më të rrepta mbi mënyrën e transportimit të tyre, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.