Një qytetar nga Kavaja i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke dërguar një video ku shfaqet ajo që ai thotë se ka gjetur brenda një pakoje biskotash të blera në një market në qytet.
Siç shihet dhe në pamjet e dërguara, brenda pakos së biskotave ndodhen jashtëqitje minjsh. Qytetari thekson se ambalazhi ishte i çarë që përpara hapjes.
“Kam blerë këtë pako biskotash në një market dhe shikoni çfarë kam gjetur brenda, jashtëqitje minjsh. Edhe pakoja ishte pak e çarë. Nuk po e marrim vesh çfarë po hamë,” shprehet qytetari në mesazhin e dërguar redaksisë.
Rasti ka shkaktuar shqetësim te qytetari, i cili kërkon reagim dhe përgjegjësi nga institucionet përkatëse, pasi bëhet fjalë për një produkt ushqimor që shitet për konsum.
JOQ Albania ka publikuar videon e dërguar nga qytetari dhe fton institucionet përgjegjëse për sigurinë ushqimore që të marrin masa dhe të verifikojnë rastin.