Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rajonin e Kordobës në Spanjë, ku dy trena të shpejtësisë së lartë dolën nga shinat. Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe disa pasagjerë të tjerë kanë marrë lëndime.
Treni që udhëtonte nga Malaga drejt stacionit Atocha të Madridit doli nga shinat rreth 10 minuta pas nisjes, në qytetin Adamo. Ai kaloi në një linjë tjetër dhe u përplas me dy vagonë të një treni që shkonte për në Huelva.
Sipas raportimeve fillestare të El País, në dy trenat ndodheshin rreth 300 pasagjerë. Shërbimet e emergjencës mbërritën shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e pasagjerëve të bllokuar.
Qarkullimi në linjën me shpejtësi të lartë nga Andaluzia është pezulluar, ndërkohë që autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.