Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.01.2026, 00:08
LINKU I GOFUNDME, DHURONI DUKE KLIKUAR KËTU

Influencerja shqiptare Dajana Kalo po kalon një nga betejat më të vështira të jetës së saj, pasi ka pësuar një hemorragji në tru si pasojë e një MAV (Malformacion Arteriovenoz). Gjendja e saj shëndetësore është serioze dhe kërkon trajtim të menjëhershëm mjekësor.
Si pasojë e hemorragjisë cerebrale, 25-vjeçarja aktualisht nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë. Mjekët kanë vlerësuar se ajo ka nevojë për kujdes të specializuar dhe ndërhyrje urgjente, ndërsa në ditën në vijim pritet t’i nënshtrohet një operacioni shumë delikat në tru.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Dajanën e pret një proces i gjatë dhe i vështirë rikuperimi, i cili do të përfshijë rehabilitim intensiv, terapi fizike dhe trajtime neurologjike të vazhdueshme. Mjekët theksojnë se faza pas operacionit është po aq vendimtare sa edhe vetë ndërhyrja.
Për shkak të kostove të larta që përfshin operacioni dhe trajtimi pasues, është hapur një faqe GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Dajanën dhe familjen e saj në këtë moment kritik.
Familjarët dhe miqtë apelojnë për solidaritet, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, është me vlerë të madhe. Për ata që nuk kanë mundësi të ndihmojnë financiarisht, një lutje apo një mesazh mbështetjeje është po aq i rëndësishëm.
FAMILJARËT E SAJ SHKRUAJNË
Të dashur miq,
Dajana Kalo po kalon një situatë shumë të vështirë, e cila ka nisur nga një hemorragji në tru, pasojë e një MAV (Malformacion Arteriovenoz).
Si pasojë e hemorragjisë cerebrale, Dajana aktualisht nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë, dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të specializuar dhe trajtim të menjëhershëm. Gjendja e saj kërkon vëmendje maksimale dhe ndërhyrje të kujdesshme.
Në ditën në vijim, ajo do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent dhe shumë delikat në tru. Pas operacionit, Dajanën e pret një proces i gjatë dhe i vështirë rikuperimi, që do të përfshijë rehabilitim intensiv, terapi fizike, trajtime neurologjike.
Për shkak të kostove të larta të operacionit dhe të trajtimit pasues, është hapur kjo faqe GoFundMe, me shpresën për ta mbështetur Dajanën në këtë moment kritik dhe për t’i lehtësuar barrën financiare.
Çdo kontribut, sado i vogël, ka një vlerë të jashtëzakonshme. Për ata që nuk kanë mundësi të ndihmojnë financiarisht,një lutje ose një fjalë mbështetjeje janë po aq të rëndësishme.
Ju falënderojmë nga zemra për solidaritetin, dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Prania juaj i jep Dajanës forcë dhe shpresë për një rikuperim sa më të plotë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR