Maksi i Albcontrol sheh avionët në Kukës me syrin me xham, 130,000€ për të studiuar trafikun ajror

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.01.2026, 19:08

Kukësi nuk ka fluturime, por ka thasë plot me lekë për drejtorin e Albcontrol që e sheh si minierë ari. Një tender i dyshimtë sapo është mbyllur nga drejtori i ALBCONTROL Maksim Et'hemaj, ku fituesi i 135 Milionë Lekëve është shpallur pa garë.

Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence dhe Rishpallje me njoftim fituesi, pasi tenderi është anuluar disa herë.

Në aeroportin e Kukësit, Maksi do studiojë Fizibilitetin për Infrastrukturën e Trafikut Ajror pavarësisht se trafiku ajor është inekzistent... Duket se avionët e padukshëm në Kukës i sheh vetëm Maksi me shikimin e tij me lazer.

130 Mijë € ka përfituar kompania gjermane "DFS Aviation Services GmbH" nga Maksimi i Albcontrol.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit