Makina përplaset me furgonin në Milot: 5 të plagosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.01.2026, 17:36

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të urës së Milotit.

Përplasja e fortë mes një autoveture dhe një furgoni ka shkaktuar plagosjen e pesë personave, tre prej të cilëve raportohen në gjendje të rëndë për jetën.

Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe dy autoambulanca. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Gjendja shëndetësore e disa prej të lënduarve mbetet e rëndë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit