Linja elektrike mbi hardhitë e rrushit, rrezik për jetën e banorëve në Priskë të Madhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2026, 15:58

Një banor i fshatit Priskë e Madhe i është drejtuar redaksisë duke ngritur një shqetësim serioz në lidhje me sigurinë elektrike pranë banesës së tij.

Sipas tij, prej rreth një viti në zonë është vendosur një linjë elektrike kabllore trefazore, por pa shtylla mbajtëse, duke bërë që kabulli të kalojë drejtpërdrejt mbi hardhitë e rrushit në oborrin e shtëpisë.

Banori shprehet se, për të shmangur rrezikun, është detyruar të vendosë vetë një shtyllë të improvizuar, por edhe ajo është përkulur nga pesha e madhe e kabullit. Ai tregon se ka bërë kërkesa të vazhdueshme pranë institucioneve përkatëse për vendosjen e një shtylle zyrtare, por prej një viti, sipas tij, vetëm është sorollatur pa asnjë zgjidhje konkrete.

Ai apelon për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, përpara se kjo situatë e rrezikshme të përfundojë në pasoja të rënda.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ. Jam je banor i fshatit prisk e madhe kam je problem me lijen elektrike kan bo lijen kabllore para 1 viti lij 3 fazore dhe skan vu shtyll po e kan ven kabllin siper tones rrushit kam vendos je shtyll te sajuar vet po dhe ajo esht ktutur nga pesha e kabllit kam ber kerkes per je shtyll po kan 1 vit qe me sorollasin kam korentin mbi hekrat e rrushit kam 3 fmij te vegjel qe lozin jasht ju lutem bejeni publike se mos na e sjellin 1 shtyll para se te ndodhi noi gje flm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit