E zuri poshtë porta e banesës, i mituri në Tiranë niset me urgjencë drejt spitalit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.01.2026, 13:31

Një 12-vjeçar është transportuar në spital pasi është plagosur aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 janarit, ndërsa i mituri po tentonte të mbyllte portën e jashtme të oborrit.

Sipas informacionit paraprak, porta e hekurit ka dalë nga shinat dhe ka rënë mbi trupin e të miturit, duke i shkaktuar dëmtime.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende për t’u sqaruar.

Familjarët kanë ndërhyrë menjëherë duke e dërguar 12-vjeçarin në spital, ku ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga stafi mjekësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit