Hyn në fuqi ligji: VIP-at dhe influenceret me NIPT në rrjetet sociale, kush s’regjistrohet në QKB i mbyllet llogaria

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2026, 13:00

Ndryshimet e fundit ligjore, të publikuara në Fletoren Zyrtare si pjesë e paketës fiskale, shpjegojnë qartë tani edhe aktivitetin ekonomik në internet.

Çdo person që gjeneron të ardhura online, nga blogerët te influencerët, konsiderohet subjekt tregtar dhe duhet të publikojë në faqen ose profilin e tij të dhënat bazë, përfshirë NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin.

Administrata tatimore do të identifikojë këta individë kryesisht përmes të ardhurave të depozituara në llogaritë bankare dhe përmes monitorimit të aktivitetit online. Sipas ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore, pas marrjes së njoftimit zyrtar nga administrata, influencerët dhe personat publikë do të jenë të detyruar të formalizojnë aktivitetin e tyre në rrjete sociale.

Ligji parashikon ashpërsim të masave në rast të moszbatimit. Nëse brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit nuk publikohet informacioni i kërkuar, AKEP mund të bllokojë llogarinë e influencerit në rrjetet sociale dhe të shqiptojë gjobë.

Nevoja për këto ndryshime u diktua nga monitorimet e administratës tatimore.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm nga kontrollet vjetore janë identifikuar rreth 100 profile në rrjete sociale që gjatë vitit 2025 gjeneruan mbi 33 milionë euro të ardhura të depozituara në llogari bankare individuale. Ekspertët theksojnë se këto shifra tregojnë rritje të ekonomisë online, por edhe nivele të larta informaliteti, që tani synohet të integrohen në sistemin tatimor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit