Kapet me armë në Durrës, vëllai i ish-kryetarit të FRPD në Kavajë, autor i një plagosje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.01.2026, 12:51

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me armë zjarri në shëtitoren e plazhit. Në pranga ka rënë shtetasi Çim Kazazi, banues në Kavajë, i cili u ndalua për kontroll teksa po lëvizte me motomjet. Gjatë kontrollit, efektivët konstatuan se arma e zjarrit, një pistoletë tip Glock me municion luftarak, ishte fshehur në sediljen e motorit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor i koduar “PURPOSE” u finalizua nga Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, pas informacioneve se një shtetas nga Kavaja po lëvizte i armatosur drejt Durrësit. Ndalimi i motomjetit u bë në lagjen nr. 13, ndërsa pas verifikimeve u bë arrestimi në flagrancë i Çim Kazazit për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në të njëjtin motomjet udhëtonte edhe shtetasi F. M., 24 vjeç, banues në Kavajë, i cili u procedua penalisht për veprën “Moskallëzim i krimit”.

Çim Kazazi është vëllai i Kid Kazazit, autor i një plagosjeje me armë zjarri në Durrës dhe ish-kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë. Në mar 2025, Kidi, banues në Kavajë ka tentuar të vrasë shtetasin Arber Goreja në qytetin e Durrësit. Konflikti ka ndodhur për shkak se ky shtetas kishte dhunuar para pak ditësh babain e tij, Eqerem Kazazin. Në 2024 Kazazi gjithashtu është plagosur në qytetin e Kavajës nga Denis Gjongecaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit