Veliaj dhe ish-drejtorët e 5D morën lekët, ndriçimi te Liqeni i Thatë jashtë funksionit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2026, 11:46

Një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë tonë gjendjen problematike të ndriçimit publik te zona e Liqenit të Thatë.

Sipas tij, dritat e vendosura nga Bashkia e Tiranës, nga kryetari Erion Veliaj dhe ish-drejtorët w 5D, ndodhen në gjendje të amortizuar dhe jashtë funksionit, pavarësisht tenderave miliona lekësh që janë dhënë.

Qytetari shprehet se jo vetëm që zona ka mbetur pa ndriçim gjatë natës, por strukturat e dëmtuara përbëjnë edhe rrezik për banorët dhe kalimtarët, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike.

Banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për riparimin ose zëvendësimin e ndriçimit dhe transparencë mbi fondet e shpenzuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit