Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me ‘Mercedes C-Class’, vihet në pranga 42-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.01.2026, 10:47

Autoritetet italiane kanë arrestuar sërish një shtetas shqiptar 42-vjeçar, i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin italian, duke shkelur një urdhër dëbimi pesëvjeçar. Sipas mediave italiane, arrestimi u krye në orët e mëngjesit të datës 15 janar, kur oficerët e policisë e konstatuan 42-vjeçarin brenda një automjeti tip “Mercedes Benz C-Class”.

Nga verifikimet rezultoi se ai ishte subjekt i një urdhri dëbimi me ndalim rihyrjeje në Itali për një periudhë pesëvjeçare, i lëshuar në gusht të vitit 2021 nga Prefektura e Venedikut në bashkëpunim me Selinë Qendrore të Policisë. Pavarësisht këtij vendimi, shqiptari kishte arritur të rikthehej në mënyrë të paligjshme në vend.

Pas arrestimit, 42-vjeçari u vendos në arrest shtëpiak dhe u shoqërua në banesën e tij në Supino. Ai pritet të dalë përpara Gjykatës së Frosinones, ku do të përballet me akuzat për shkelje të ligjit të imigracionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit