3 vëllezërit Prekaj mashtrim me call centera, 12 të arrestuar! Roli i David Prendit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.01.2026, 09:26

Tre vëllezër nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, janë shfaqur në qendër të një hetimi të gjerë të SPAK dhe BKH, të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane. Operacioni, i ndërmarrë mbrëmjen e së premtes, çoi në pranga 12 persona, ndërsa hetuesit dyshojnë se aktiviteti i call centerave mashtruese fshihej pas kompanisë “Infinite”. Në fokus janë edhe lidhjet e mundshme me David Prendin, 29 vjeç, administrator i kompanisë që kishte zyra në Alban Tower, por që nuk rezulton mes të arrestuarve.

Me urdhër të GJKKO-së, agjentët e BKH-së ushtruan kontrolle në mbi 30 ambiente në Tiranë, përfshirë zyra në kulla në qendër të qytetit. Gjatë aksionit u sekuestruan kompjuterë, telefona dhe portofole kriptomonedhash, të dyshuara si mjete të përdorura për përvetësimin e parave të qytetarëve të Bashkimit Europian. Hetimi në Shqipëri po drejtohet nga prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, në koordinim me një prokuror të huaj, ndërsa dyshohet se grupi ndryshonte vazhdimisht ambientet e punës për të humbur gjurmët.

Sipas skemës së zbuluar, operatorët telefonikë u premtonin viktimave fitime të shpejta nga investime online, duke kërkuar fillimisht 250 euro. Më pas, qytetarëve u shfaqej në një platformë dixhitale një bilanc fiktiv prej rreth 50 mijë eurosh, si gjoja fitim personal. Në momentin që kërkohej tërheqja e parave, sistemi kërkonte pagesa të reja, duke rritur vazhdimisht shumën e humbur, deri në momentin kur viktimat kuptonin se ishin mashtruar dhe fondet nuk ekzistonin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit