Në dosjen hetimore të SPAK bëhet me dije se Zambak Gjoni, ish-drejtori i Burgut të Vlorës ia ka shpërndarë materialet hetimore të SPAK miqve të tij më të ngushtë përmes platformës WhatsApp, mes tyre edhe disa gazetarëve. Mes tyre Elvi Fundo, miku i tij prej 20 vitesh dhe gazetari Basir Çollaku.
Në dosjen e SPAK shkruhet se Fundo nuk ka treguar interes për të lexuar dosjet hetimore që i janë dërguar... por përkundrazi, ai ka vepruar menjëherë duke informuar ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, duke spiunuar mikun e tij prej më shumë se 20 vitesh, i cili i kishte dërguar materialet. Shoqëria e sinqertë duket se kalon në plan të dytë për gazetarin parimor të Shqipërisë, sepse detyra qytetare dhe ndershmëria para ligjit është primare për Fundon.
Më 12 mars 2025, sapo Zambak Gjoni i ka dërguar dosjet e hakeruara hetimore, Fundo ka shkuar personalisht te Altin Dumani, duke i dorëzuar edhe telefonin. Menjëherë pas kësaj, Dumani ka urdhëruar regjistrimin e një procedimi penal, ku përfshihet edhe vepra penale “grup i strukturuar kriminal”.