Burri që po çudit rrjetin: Pi një gotë të tërë birre me hundë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2026, 23:35

Një video e pazakontë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka lënë mijëra përdorues të habitur. Në pamje shihet një burrë ende i paidentifikuar, i cili kryen një “sfidë” ekstreme, duke pirë një gotë të tërë birre, jo me gojë, por nëpërmjet hundës.

Pamjet janë filmuar në një ambient shtëpie dhe tregojnë momentin kur ai e realizon këtë veprim të pazakontë, duke shkaktuar reagime të forta në rrjet. Disa përdorues kanë reaguar me humor, duke bërë shaka se kështu shmanget shija e hidhur e birrës, ndërsa të tjerë janë shprehur të tronditur, duke pyetur se si dikujt i ka shkuar mendja ta provojë një gjë të tillë.

Megjithatë, shumë faqe dhe profile të fokusuara te shëndeti kanë ngritur alarmi, duke paralajmëruar se veprime të tilla mund të jenë të rrezikshme, pasi lëngjet që futen nga hunda mund të përfundojnë në mushkëri, duke rritur rrezikun për infeksione serioze dhe pneumoni aspirative.

Ndërkohë, përdorues të tjerë kanë vënë në dukje se sfida të ngjashme janë shfaqur edhe më parë në vende si Kina, Filipinet dhe Tajlanda, duke sugjeruar se kjo mund të jetë pjesë e një trendi të çuditshëm që qarkullon në ambiente festive.

Pamje absurde, të rrezikshme dhe njëkohësisht virale, që edhe një herë tregojnë se interneti vazhdon të çudisë pa kufij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit