Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Karl Topia”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Toyota”, me targa AB 054 SH, i drejtuar nga shtetasi Ervin Oruçi, banues në Ksamil, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët që udhëtonin në mjet, Albion Qendra, 22 vjeç, nga Ksamili, dhe Vlavi Aliu, 21 vjeç, nga Tirana. Të rinjtë janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.