Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një e afërme e një të dënuari që vuan dënimin në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe (IEVP Reç).
Sipas pretendimeve të familjarëve, bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale R.Z., i cili dyshohet se është dhunuar fizikisht për herë të dytë nga rreth 10 punonjës policie, për arsye që ende nuk dihen.
E afërmja shprehet se herën e parë i dënuari ka arritur të kontaktojë familjen, duke i informuar për dhunën e ushtruar ndaj tij. Më pas, sipas saj, ai është dhunuar sërish, me arsyetimin se kishte njoftuar familjarët, dhe është dërguar në izolim, ndërsa prej atij momenti familja thotë se nuk ka më asnjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore.
Familjarët pretendojnë se i riu ka pësuar goditje në brinjë, stomak dhe kokë, ndërkohë që shprehen se disponojnë edhe dëshmitarë që kanë parë shenja dhune fizike. Nga ana tjetër, ata thonë se një oficer u ka mohuar ushtrimin e dhunës, duke deklaruar se “askush nuk e ka dhunuar”.
Redaksia e JOQ Albania thekson se këto janë pretendime të familjarëve, të cilat kërkojnë verifikim institucional, dhe i bën thirrje IEVP Reç dhe institucioneve përgjegjëse që të reagojnë publikisht, të sqarojnë situatën dhe të informojnë për gjendjen shëndetësore të të dënuarit R.Z.
JOQ Albania mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim zyrtar nga autoritetet përkatëse.
Denoncimi i plotë i mbërritur në redaksinë tonë: