Shënohet një përvjetor i veçantë për një nga figurat më të njohura dhe diskutueshme të botës së edukimit seksual në Shqipëri: doktori Adem Harxhi mbush 90 vjeç. Ai njihet gjerësisht si “doktori i seksit”, për aktivitetin e tij të gjatë si edukator, autor dhe komentues publik në çështje intime dhe marrëdhënie njerëzore.
Adem Harxhi ka ndërtuar një karrierë të pasur duke filluar si mjek okulist dhe më pas duke kaluar në fushën e edukimit seksual, një temë që shpesh konsiderohet tabu në shoqëri. Ai ka botuar libra si “Seksualiteti dhe seksi” dhe “Fëmijët duan të dinë për seksin”, ka mbajtur leksione dhe ka qenë një zë publik për shëndetin seksual dhe artin e marrëdhënieve.
Përmes një postimi në profilin e tij personal në rrjetet sociale, Harxhi falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në gjithë këto vite: “Sot, 90 vjeç. Falënderoj të gjithë, familjarë, miq e shokë, që në tërë këto vite më ndihmuan të jem ky që jam,” shprehet ai në mesazhin e ndjerë për ditëlindjen.