“Hajdutët s’i tremben asgjëje”, i riu filmohet teksa shkul pasqyrën e makinës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2026, 19:16

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje, i kapur qartë nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth.

Sipas pamjeve të siguruara, një person i maskuar me kapuç i ka shkulur pasqyrën e makinës, tip Golf 7, ndërsa veprimi i tij është filmuar në mënyrë të qartë nga kamerat. Qytetari tregon se nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë dhe se personi në fjalë është kthyer në problem të përsëritur për zonën.

Në pamje të tjera, autori shfaqet së bashku me një person të dytë, i cili dyshohet se luan rolin e vrojtuesit, për të kontrolluar nëse ka njerëz përreth, ndërsa kryhet vjedhja. Të dy personat mbajnë kapuç, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

Rasti është denoncuar edhe në polici dhe pamjet u janë vënë në dispozicion autoriteteve, por deri më tani nuk është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorëve.

Mesazhi i plotë i denoncuesit:

“Jam banor në zonën e Xhamllikut. Në datë 13, në orën 07:20, më kanë vjedhur pasqyrën e makinës tip Golf 7. Është rast i përsëritur, kam bërë kallëzim në polici dhe ju kam dhënë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë. Është një situatë shumë e keqe, kemi frikë të dalim nga shtëpia se hajdutët nuk i tremben asgjëje.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit