Gardiania angleze kryen mardhënie intime me të burgosurin shqiptar brenda në qeli

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.01.2026, 18:25

Një punonjëse burgu në Angli është dënuar me burg pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur, ndërkohë që kamera e trupit që ajo mbante gjatë shërbimit ishte duke regjistruar.

Sipas The Sun, i burgosuri është një shtetas shqiptar, i identifikuar si Erion Nakdi, 42 vjeç, i dënuar për trafik droge. Gardiania, Rebecca Pinckard, 46 vjeçe, kishte pranuar më herët fajësinë për sjellje të pahijshme në një institucion publik në burgun HMP Highpoint, në Stradishall.

Ngjarja u zbulua pasi pamjet e kamerës së trupit treguan dyshen duke kryer akte intime brenda një dollapi shërbimi. Gjatë seancës gjyqësore u bë e ditur gjithashtu se Pinckard ishte paralajmëruar më parë për sjellje tepër të afërta me të burgosurit, përfshirë dhënien e tortave dhe ëmbëlsirave.

Si pasojë, Pinckard u dënua me 32 javë burg. Ndërkohë, Nakdi, i cili pranoi edhe posedimin e një telefoni celular brenda burgut, mori një dënim shtesë prej 10 muajsh, përveç dënimit ekzistues prej mbi 16 vitesh për trafikim të drogave të klasit A.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit