Kreshniku, punëtori 45-vjeçar që u përplas për vdekje nga fadroma në punë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2026, 17:07

Kreshnik Haska është punëtori 45-vjeçar që humbi jetën në një kantier ndërtimi në Palasë ditën e sotme.

Në momentin e aksidentit, Haskaj kishte marrë bukën nga mensa dhe po shkonte drejt fabrikës së betonit, aty ku punonte, kur dyshohet se një fadromë ka lëvizur mbrapsht dhe e ka goditur për vdekje.

Dëshmitarë në vendngjarje pretendojnë se drejtuesi i mjetit të rëndë nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh, ndonëse, sipas tyre, i përdorte shpesh fadromat. Ata ngrenë gjithashtu shqetësime serioze për mungesën e masave të sigurisë në punë në këtë kantier.

Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit