Eleni 25-vjeçare ka nevojë për ndihmë, sëmundja në tru i rrezikon jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2026, 15:53

GOFUNDME

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Eleni Tashi, 25-vjeçe, prej disa kohësh po përballet me një sëmundje të rëndë dhe të rrallë në tru, AVM (malformacion arteriovenoz), e cila i ka vështirësuar jetën dhe i ka rrezikuar shëndetin.

Gjendja e kësaj sëmundje është në gradën e katërt dhe Eleni rrezikon të mbetet e paralizuar ose të humbasë jetën nëse nuk nis trajtimin jashtë vendit, pasi në Shqipëri s’mund të kryhet.

Por kjo shpresë reale për përmirësim ka një kosto shumë të lartë dhe té papërballueshme për të dhe familjen e saj.

Për këtë arsye, Eleni u drejtohet shqiptarëve për ndihmë pasi çdo kontribut, sado i vogël, dhe çdo shpërndarje e këtij mesazhi, është një hap më afër shpresës, jetës dhe shërimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit