“Kjo makina më ka bllokuar rrugën që dje, polica s’bën asgjë, si veprohet tani?”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.01.2026, 15:46

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një shqetësim me të cilin po përballet prej ditës së djeshme.

Sipas saj, një automjet tip “Ford”, me ngjyrë blu, i parkuar në rrugën “Besim Alla” në zonën e Yzberishtit, i ka bllokuar daljen makinës së saj, duke e bërë të pamundur lëvizjen e mjetit. Ajo thekson se në automjetin në fjalë nuk ndodhet asnjë numër telefoni për të kontaktuar pronarin.

Qytetarja shprehet se e ka referuar rastin pranë policisë, por deri më tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Përballë kësaj situate, ajo i është drejtuar redaksisë sonë me shpresën se pronari i automjetit do të vihet në dijeni dhe do të paraqitet për ta lëvizur mjetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit