Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e Palasës, Vlorë, ku një punëtor humbi jetën pasi u godit nga një fadromë gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, ndërsa nuk dihet as firma për të cilën punonte apo rrethanat e sakta të aksidentit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e situatës, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar lidhur me rastin.