Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.01.2026, 16:02
Një qytetar nga Malësia e Madhe ka denoncuar publikisht emërimin e Ersid Çulajt si përgjegjës i OSHEE Malësi e Madhe, i prezantuar në Koplik më 12 janar 2026. Sipas denoncuesit, Çulaj ishte akuzuar më herët për shpërdorim detyre si drejtor i OSHEE, konkretisht më 6 nëntor 2025, duke e cilësuar këtë emërim si të papranueshëm dhe shqetësues. Qytetari shprehet se në krye të institucioneve po vendosen persona pa kontribut dhe pa integritet, duke kërkuar që rasti të ndiqet nga autoritetet dhe media.
"Përshëndetje JOQ! Ersid Çulaj është prezantuar në Koplik si përgjegjës i OSHEE Malësi e Madhe. Më 12 janar 2026 është emëruar Çulaj, nga i akuzuar për shpërdorim detyre në drejtor i OSHEE më 6 nëntor 2025. Goxha arritje. Unë jam një banor i Malësisë së Madhe që me shumë shqetësim e ndaj këtë problematikë, se si sot vihen në krye të OSHEE njerëz të tillë, pa asnjë lloj kontributi, qoftë në parti apo qoftë edhe në Malësi të Madhe si intelektual. Ndiqeni këtë problematikë ju lutem", thuhet në denoncim.
Denoncimi lidhet me një aksion policor të datës 6 nëntor 2025 në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, ku u zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me llamba. Gjatë operacionit u arrestua 22-vjeçari Daniel Buraj, ndërsa babai i tij u shpall në kërkim dhe nëna u vu nën hetim. Në kuadër të këtij rasti, dy punonjës të OSHEE-së, Ersid Çulaj dhe Ferdinand Dedaj, u arrestuan për shpërdorim detyre, ndërsa dy të tjerë u hetuan. Policia sekuestroi bimë dhe fidanë narkotikë, lëndë narkotike Cannabis sativa, municion, pajisje kultivimi, automjete dhe celularë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR