“Duhet t’ia japim topin Muçit”, trajneri i Trabzonspor drejt blerjes së sulmuesit kuqezi?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.01.2026, 14:56

Ernest Muçi duket se ka rilindur te Trabzonspor, duke lënë pas periudhën e vështirë që kaloi te Beshiktas. Futbollisti 24-vjeçar po shndërrohet në një nga pikat kyçe të skuadrës, falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe kontributit të drejtpërdrejtë në rezultate. Në 17 ndeshje të zhvilluara, Muçi ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste, statistika që flasin qartë për ndikimin e tij në lojë.

Performancat pozitive kanë bindur drejtuesit e Trabzonsporit t’i akordojnë lojtarit një bonus të rëndësishëm, si dhe të nisin negociatat për blerjen përfundimtare të kartonit të tij nga Beshiktas. Një rol vendimtar në këtë proces ka pasur edhe trajneri Fatih Tekke, i cili i ka dhënë mbështetje të plotë sulmuesit shqiptar.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Tekke shfaqet në dhomat e zhveshjes duke iu drejtuar Muçit me fjalë motivuese: “Luaj lirshëm. Je i lirë të bësh çfarë të duash në fushë. Duhet t’ia japim topin Muçit.” Një mesazh i fortë besimi për futbollistin shqiptar, i cili po përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje.

Raportimi i fundit nga mediat turke, tregon dëshirën e ish-sulmuesit të Tiranës, ai nuk do të kthehet më te Beshiktashi dhe ka bindjen se Trabzonspori do ta blejë përfundimisht. Tashmë, pritet lëvizja e “gurëve” nga klubi aktual, aty ku përveç dëshirës, nevojiten edhe milionat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit