Përmbytjet dhe ngricat shkatërrojnë prodhimet e fermerëve në Myzeqe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2026, 14:29

Fermerët e zonës së Myzeqesë po përballen këtë fillimviti me dëme të paprecedenta në kulturat bujqësore. Përmbytjet e fundit kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme, ndërsa ngricat e ditëve të para të vitit kanë dëmtuar rëndë prodhimin, edhe në tokat që shpëtuan nga uji.

Një prej fermerëve më të prekur është Fatjon Asllani nga Zharrëza, i cili është detyruar të asgjësojë të gjithë prodhimin e domateve në sera për shkak të ngricave. Probleme të ngjashme raportohen edhe në Frakull, ku fermerët që kultivojnë luleshtrydhe dhe tranguj në sera kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Fermerët e zonës shprehin shqetësim dhe shpresojnë në ndërhyrjen e shtetit për të lehtësuar rimëkëmbjen e aktivitetit bujqësor dhe rimbjelljen e tokave të dëmtuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit