“Qendra shëndetësore në Voskopojë nuk funksionon sipas orareve të caktuara”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.01.2026, 13:54

Banorë dhe vizitorë të Voskopojës kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me mosfunksionimin e Qendrës Shëndetësore gjatë këtyre ditëve, në një periudhë kur zona ka një fluks të shtuar vizitorësh.

Sipas qytetarëve, qendra shëndetësore nuk respekton orarin zyrtar të punës. Edhe pse orari i paradites është i përcaktuar deri në orën 14:00, shpeshherë personeli nuk ndodhet në ambientet e qendrës. Qytetarët shprehen se, kur përpiqen të kontaktojnë me telefon, u thuhet se stafi është larguar dhe ndodhet në Korçë, me justifikimin se do të kthehen në ditët në vijim.

Kjo situatë ka krijuar vështirësi të mëdha, sidomos për banorët e zonës, të moshuarit, fëmijët dhe turistët që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore të menjëhershme. Mungesa e shërbimit shëndetësor në një zonë turistike, veçanërisht gjatë sezonit me lëvizje të shtuar, përbën një problem serioz për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për të garantuar funksionimin normal të Qendrës Shëndetësore dhe respektimin e orareve zyrtare të shërbimit.

Denoncimi i qytetarit:

Qendra shëndetësore Voskopojë në këto ditë ku ka dhe shumë vizitorë nuk funksionon sipas orareve të përcaktuara. I marrim në telefon dhe thonë që kemi ikur në Korçë dhe kthehemi pasdite ndërkohë që orari është deri në orën 14:00 për orarin e paradites dhe ata nuk ndodhen aty!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit