Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.01.2026, 12:38
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë herë të distancohet nga përgjegjësia për përmbytjet masive që përfshinë vendin pak ditë më parë, duke gjetur fajtorë të rinj larg institucioneve dhe investimeve shtetërore. Gjatë një takimi me krerët e njësive vendore, Rama la të kuptohet se problemi kryesor nuk janë kanalizimet e amortizuara apo hidrovorët jashtë funksionit apo inceneratorët që djegin paratë e shqiptarëve, por qytetarët që hedhin qese dhe shishe plastike.
Sipas kryeministrit, situata u përkeqësua nga “papërgjegjshmëria rrëqethëse” e atyre që e trajtojnë ambientin si landfill, ndërsa milionat e shpenzuara për sistemet e kullimit duket se nuk patën asnjë rol në përballimin e reshjeve. Kanalizimet e copëtuara, hidrovorët që nuk punojnë dhe investimet që ekzistojnë vetëm në letra, u lanë sërish jashtë diskutimit. Rama përmendi edhe ndryshimet klimatike si një tjetër shkak madhor, duke e kompletuar panoramën ku faji ndahet mes motit, vorbullave të ajrit dhe shisheve plastike.
“Dua ta nis me faktin që viti nisi me një situatë të vështirë atmosferike që preku një pjesë jo të vogël të komuniteteve dhe që na përballi me sfidën e emergjencës në kushtet që emergjencat poo bëhen sistematike epo marrin një profil tjetër si rezultat i ndryshimeve klimatike. Kemi më shumë thatësirë e zjarre e më shumë befasira në aspektin e atmosferës ku krijohen vorbulla si ajo e ditëve të para të vitit që sipas ekspertëve janë vorbulla që janë ngërçe në qarkullimin e flukseve të ajrit. Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e dikujt prej nesh që e trajtojnë ambientin si landfill dhe hedhin shishe e qese plastike”, tha Rama
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR