Një konflikt i çastit ka degraduar në përplasje fizike në qytetin e Sarandës, duke lënë të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur më 15 janar, pas një sherri për motive të dobëta mes disa shtetasve.
Sipas Policisë, dy persona të moshave 24 dhe 34 vjeç, në bashkëpunim me individë të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta dhe grushta shtetasit B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Lidhur me ngjarjen, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, K. B., 34 vjeç dhe N. M., 24 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.