Prej gati një viti, një qytetar po përballet me një problem serioz me certifikatat e marra nga e-Albania, të cilat nuk pranohen nga institucionet italiane, pasi nuk ka marrëveshje mes dy shteteve për njohjen e vulës elektronike.
Megjithëse ka paraqitur shkresë zyrtare refuzimi nga Gjendja Civile italiane, si dhe përgjigje nga e-Albania, Bashkëqeverisja dhe Konsullata Shqiptare në Milano, Zyra e Gjendjes Civile në Fier refuzon ta pajisë me certifikatë fizike me firmë dhe vulë të njomë, duke u justifikuar se nuk ka urdhër nga eprorët.
Ndërkohë, në rrethe të tjera certifikatat jepen pa problem, ndërsa në Fier qytetarët përballen me refuzime dhe justifikimin: “nuk rrezikoj vendin e punës”. Si pasojë, qytetari ka humbur kohë dhe ka shpenzuar para për përkthime, noterizime dhe apostilime, pa marrë asnjë zgjidhje.
Qytetari kërkon vetëm zbatimin e ligjit dhe një zgjidhje institucionale, pasi kjo situatë po i bllokon prej muajsh procedurat ligjore në Itali.
Denoncimi i qytetarit:
Persh JOQ! Ju lutem ma publikoni kete postim ndoshta dikush mund tme vij ne ndihme sepse nuk po di ku te drejtohem.
Problemi im lidhet me certifikatat me vule elektonike te marra nga e-Albania te cilat nuk pranohen ne shtetin italian pasi nuk ka nje marrveshje te vlefshme mes dy shteteve.
Rast i till eshte ber publik edhe ne media por ne rrethin e Fierit situata vazhdon po njelloje. Po behet pothuajse nje Viti qe kerkoj nje certifkate te vlefshme sic edhe kekrohet nga institucionet italiane rdhe Zyrat e Gjendjes Civile ne rrethin e Fierit nuk na paisin me keto certifikata, nje certifikate qe permbane firmen dhe vulen e njome te institucionit perkates, sepse sipas tyre nuk kane nje urdher zyratar nga Dr e Pergjithshme e Gjendjes Civile apo ministrite perkatese.
Nderkohe koha kalon edhe ne nuk marrim zgjidhje duke e ber keshtu te pamundur ecurine e praktiva te rendesishme qe kemi ne institucionet e shtetit ku jetojme. Kam kontaktuar edhe ne platformen e bashkeqeverisjes per Shqip qe duam, ku me ka ardhur nje email ne te cilin me thone se me shkresen nga insitucioni IT ku shpjegohet perse refuzohet certifikata me vul elektronike dhe shpejgohet se si duhet te jete nje certifikate e vlefshme te paraqitem ne Gjendjen Civile te rrethit ose Arshiven, edhe kete e kam ber…por mesa duket Fieri na qenka qeverri me vete dhe nuk e quan pergjigje te vlefshme per te me paisur me certificateb… nderkohe theksoj se kam prej pothuajsenje viti qe gjendem ne kete situate…
Nese dikush eshte gjendur ne kete situate t’me thote si ka marre zgjidhje ose t’me mundesoj nje kontakt te Dr se Pergjitheshme te Gjendjes Civile Faleminderit nese e postoni!
Sepse e kam ber dy here kete gje, e kam perkthyer noterizuar edhe apostiluar kur e kam dorezuar ne It ne gjendjen civile pergjegjesia me ka dhene nje dokument me shkrim ku thote se certifkatt jane thjeshte fotokopje. Sepse jane pa firme te nje punonjesi edhe pa vule te njome nqs nuk ka vulen zyrtare e firmen nuk e njeh
Kur ka qen rasti publik në media nje zonje punonjese e nje gjendjeje civile eshte shprehur se me dokumentin e refuzimit (ate qe une kam nga gjendja civile italiane) duhet te shkoni atje ku duhet te paiseni me certifikate dhe punonjesja sinjalizon problemin tek eproret te cilet duhet te autorizojne dhenien me vul t njome e me firme gje qe me thone edhe ne emailin nga e-albania por prap nuk binden ne fier. Kam pothuajse nje vit me kete situate
Po patjeter… ne disa rrethe i japin pa problem qe kur rasti eshte ber publik ne media sepse edhe ne videon e emisionit nje nga punonjeset thote me shkresen nga italia pn i gjendjes civile sinjalizon qarkun ose dr e pergjitheshme ne tr nderkohe ato zonjat punonjese pretenojne se e kane ber lor asnje pergjigje. Kjo eshte pergjigja nga bashkeqeverisja… konsullata ne milano thote po te njejten gje, dhe me ka pranuar ne një telefonate me ta se nuk ka marrveshje mes shteti tone edhe atij italian por qe me letren qe t jep gjendja civle italiane ku shpjegon pse e refuzon dhe si duhet te jete certifikata gjendja civile ne shqiperi duhet te me pais me kete certifkate por per fat te keq… situata eshte po njelloje. Vetem humb kohe shoenzoj lek ne noterizime perkthi apostilime e prap sme pranohet
Problemi eshte se disa rrethe i japin keto certifikatat sepse pasi i shkojne qytetaret me certifikatat e refuzuara nga qytetar te ndryshem ne fier te perserisin te gjithe nje refren: “nuk rrezikoj vendin e punes”. Une nuk po kerkoj dicka te jashteligjshme
