I dehur me 130 km në orë i mori jetën 18-vjeçares, burg për Arbër Xhaxhajn

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.01.2026, 11:28

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i cili shkaktoi aksidentin tragjik te ura e Dajlanit, ku humbi jetën 18-vjeçarja Vikena Greku. Xhaxhaj u arrestua natën e 15 janarit, pas testit të alkoolit që tregoi se ishte i dehur gjatë drejtimit të mjetit.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas policisë, 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili u përplas me barrierat anësore të urës dhe ra nga ajo, duke shkaktuar vdekjen e të miturës.

I riu ka qenë me shpejtësi mbi 130 km në orë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe dy këmbësorë. Ngjarja ka tronditur komunitetin e Durrësit dhe rrit sërish shqetësimet për sigurinë rrugore dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit