Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405–17 janar 1468), figura më e madhe e historisë shqiptare dhe simbol i lirisë dhe qëndresës. Skënderbeu udhëhoqi shqiptarët për më shumë se 25 vite në luftën kundër pushtimit osman, duke mbrojtur trojet dhe identitetin kombëtar në një nga periudhat më të vështira të historisë.
I lindur në një familje fisnike, biri i Gjon Kastriotit dhe Vojsavës, Gjergj Kastrioti u dërgua i ri në oborrin osman, ku u arsimua dhe u përgatit ushtarakisht. Këto njohuri ai i përdori më vonë për të udhëhequr me sukses kryengritjen shqiptare. Pas kthimit në atdhe, ai bashkoi principatat shqiptare dhe u shndërrua në udhëheqësin kryesor të luftës për liri.
Sot, pas 558 vitesh, figura e Skënderbeut mbetet një frymëzim për shqiptarët kudo që ndodhen. Ai përfaqëson guximin, bashkimin dhe dashurinë për atdheun, ndërsa vepra e tij vazhdon të kujtojë se liria dhe dinjiteti mbrohen me sakrificë dhe vendosmëri.
Sot, 558 vjet pas vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, a do të ndihej krenar Skënderbeu për Shqipërinë e sotme, ku korrupsioni, papunësia dhe problemet sociale sfidojnë çdo ditë shqiptarët?