Call Center-at në kullën e motrës së Ballës, 10 të arrestuar, 2 ‘kokat’ në kërkim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.01.2026, 10:39

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), në bashkëpunim me oficerët e antimafias italiane, zhvilluan mbrëmjen e djeshme një operacion në kullën luksoze 4Ever Green Tower, në pronësi të Alba Ballës, motrës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse.

Ky aksion është rezultat i një hetimi disamujor të programit investigativ italian “Le Iene”, i cili zbërtheu një rrjet të mirëorganizuar mashtrimesh përmes call center-ave. Hetimi dokumentoi mënyrën se si funksiononte rrjeti, duke i referuar më pas çështjen autoriteteve italiane, dhe operacioni në Shqipëri u koordinua nga prokurori Vladimir Mara, me pjesëmarrjen e drejtuesit të BKH-së, Joni Keta.

Gjatë kontrollit janë arrestuar 10 persona, ndërsa dy pronarë të call center-ave janë shpallur në kërkim. Në zyrat e kompanisë janë sekuestruar miliona euro cash dhe dhjetëra kuleta kriptomonedhash, që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të hetuar. Zyrat ndryshoheshin herë pas here për të shmangur kontrollin e autoriteteve dhe për të fshehur gjurmët e rrjetit kriminal, gjë që e bëri hetimin shumë të ndërlikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit