Një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë tonë parkimin e paligjshëm të automjeteve në një zonë të Durrësit, vetëm 10 metra larg parkingut me pagesë, ku mjetet parkojnë mbi trotuar duke penguar lëvizjen e këmbësorëve.
Qytetari thekson se kjo situatë është e përditshme dhe përbën një rrezik serioz për sigurinë e këmbésorëve.
Ai kujton se pikërisht në këtë vend, rreth 10 ditë më parë, ndodhi një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori, duke ngritur shqetësime për mungesën e kontrollit dhe masave parandaluese.
Qytetari u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë për të parandaluar raste të ngjashme dhe për të garantuar sigurinë e këmbësorëve.
Denoncimi i qytetarit:
Parkimi ne durres 10m larg makinat parkojn ne trotuar Dhe keshtu ndodhi dhe aksidenti me pasoj vdekjen e kembesorit para 10 diteve ne kete vent ne durres