Jepte makina luksoze me qira, biznesmeni kapet me kokainë në restorant

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.01.2026, 10:24

Agjentët e Antidrogës së Tiranës kanë arrestuar Ervin Kaftirajn gjatë një operacioni të zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune në një restorant të njohur në periferi të kryeqytetit. Kaftiraj, i njohur për aktivitetin e tij me makina me qira luksoze dhe mjete retro, ishte prej disa muajsh në përgjim nga autoritetet për dyshimet e përfshirjes në trafikun e drogës.

Gjatë kontrollit fizik, Kaftiraj iu gjet mbi 1 kilogram kokainë, e cila është sekuestruar si provë materiale. Operacioni vjen pas hetimeve intensive nga sektori i Antidrogës, i cili kishte ndjekur dhe mbikëqyrur aktivitetet e dyshimta të të arrestuarit për të identifikuar rrjetin kriminal.

Autoritetet njoftojnë se operacioni është ende në vijim, ndërsa agjentët e Antidrogës po punojnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës dhe për të ndërprerë aktivitetet kriminale që lidhen me të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit