Kartelet e Meksikës dhe Shqipërisë shtrijnë ‘tentakulat’! Ekuadori 10 mijë ushtarë në gatishmëri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.01.2026, 10:14

Autoritetet ekuadoriane kanë vendosur 10,000 ushtarë për të luftuar bandat e drogës që po rrisin aktivitetin kriminal në vend, raportojnë mediat ndërkombëtare. Ekuadori, i vendosur midis dy eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, është bërë një qendër tranziti për drogën dhe po përjeton një përshkallëzim të dhunës për shkak të përplasjeve midis bandave të lidhura me kartelet meksikane dhe kolumbiane, ku së fundmi është përfshirë edhe mafia shqiptare.

Qeveria e Presidentit Daniel Noboa ka vendosur të forcojë forcat e sigurisë për të përballuar fenomenin. Mbi 10,000 pjesëtarë të forcave speciale janë dërguar në qytetin e Guayaquil, ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Giancarlo Loffredo, urdhëroi ushtrinë të ndërmerrte veprime në qytet për një periudhë të pacaktuar. Avionë me personel ushtarak janë dërguar gjithashtu në portin kryesor të Manta, një tjetër qendër kritike për aktivitetet e karteleve.

Masa vjen pas angazhimit ndërkombëtar, pasi në mesin e dhjetorit, Shtetet e Bashkuara njoftuan dërgimin e trupave amerikane në Ekuador si pjesë e një “misioni të përkohshëm” kundër trafikut të drogës. Qeveria ekuadoriane synon që me këtë mobilizim të madh ushtarak të frenojë dhunën dhe të godasë rrjetet e trafikut që po destabilizojnë vendin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit