Televizioni Publik Shqiptar (RTSH) është vënë në qendër të një përplasjeje të fortë politike, pasi kryeministri Edi Rama ka deklaruar hapur se institucioni publik i transmetimit nuk do të financohet më dhe se mbyllja e tij është e pashmangshme.
Sipas deklarimeve të Ramës, RTSH konsiderohet një dështim i plotë dhe nuk meriton më asnjë financim nga taksat e shqiptarëve. Ai është shprehur prerazi se nuk e ndjek dhe se, sipas tij, televizioni publik nuk i shërben askujt.
“Asnjë lek për RTSH, nuk i meritojnë taksat e shqiptarëve. Ia kam thënë ta mbyllin! Deri tani ka qenë dështim i madh”, ka deklaruar Edi Rama, duke kritikuar drejtpërdrejt televizionin publik të drejtuar nga Eni Vasili.
Deklaratat e Ramës shihen si vulosje përfundimtare e një qëndrimi që ishte artikuluar edhe më herët nga aktorë të tjerë politikë. Një vit më parë, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kërkoi publikisht mbylljen e RTSH-së, duke argumentuar se buxheti i saj përbën një barrë të panevojshme për shtetin.
“Të mbyllet RTSH, nuk e sheh njeri”, ishte deklarata e Shehajt, e cila shkaktoi reagime të forta nga sindikata e RTSH-së. Agron Shehaj e mbrojti qëndrimin e tij duke theksuar aspektin financiar: “Kursejmë 30 mln euro në vit”, deklaroi ai, duke e cilësuar financimin e RTSH-së si shpenzim të kotë.
Debati ka nxitur reagime edhe nga bota e artit dhe kulturës. Regjisori i njohur Osman Mula reagoi ashpër ndaj Shehajt idesë së mbylljes së RTSH-së, duke e konsideruar atë një goditje të rëndë ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit, duke thënë: "RTSH të rriti!"
Por duket se Shehaj në një linjë të njëjtë me Ramën po synojnë prishjen e godinës historike... Kush përfiton nga mbyllja e RTSH?! Intrigane radhës për kullën e re në kryeqytet ngjitur me atë të stadiumit?!