Zhduket 17-vjeçari nga Bajram Curri, familjarët prej dy ditësh në ankth

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2026, 22:34

Një 17-vjeçar nga qyteti i Bajram Currit rezulton i humbur prej dy ditësh.

Të alarmuar nga situata, prindërit kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Tropojë, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e djalit të tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, më datë 14 janar është raportuar largimi nga banesa i shtetasit S. Z., 17 vjeç, banues në Bajram Curri. Menjëherë pas denoncimit, strukturat policore kanë nisur kërkimet për lokalizimin e tij.

Deri më tani nuk ka informacione mbi rrethanat e largimit, nëse bëhet fjalë për një largim vullnetar apo për ndonjë konflikt të mundshëm familjar, ndërsa rasti vijon të mbetet i paqartë.

Policia bën me dije se të dhënat dhe fotografia e 17-vjeçarit janë shpërndarë në të gjitha komisariatet dhe pikat kufitare të vendit, ndërkohë që materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit