“Arrestohen dy shqiptarë në Bergamo: Kapen me 160 kg kokainë me vlerë 20 milionë euro”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2026, 19:25

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane në Bergamo, pas një operacioni të Guardia di Finanza, ku u sekuestruan mbi 160 kilogramë kokainë e pastër, e fshehur në një kamion. Droga ishte paketuar në rreth 150 pako dhe, sipas autoriteteve, vlera e saj në tregun e zi arrin deri në 20 milionë euro.

Aksioni u realizua në kuadër të një operacioni të gjerë kontrolli të koordinuar nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Brescias, i fokusuar në zonat industriale dhe tregtare të provincave Bergamo dhe Brescia, të njohura për rrezikun e lartë nga aktivitetet kriminale. Hetuesit vunë re lëvizje të dyshimta të një kamioni të parkuar dhe ndërhynë në momentin kur drejtuesi i tij po transferonte shtatë çanta me lëndë narkotike në një automjet tjetër.

Identiteti i dy të arrestuarve nuk është bërë publik, ndërsa ata ndodhen në paraburgim në Bergamo. Prokuroria italiane po vijon hetimet për të zbuluar strukturën e plotë të rrjetit kriminal, i cili dyshohet se ka lidhje edhe me tregje ndërkombëtare të trafikut të drogës, përfshirë ato në Amerikën Latine.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit