“Dënohet avokati Besart Logu për korrupsion: I mori 8 mijë euro një italiani të arrestuar për të ndikuar te drejtësia”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2026, 19:14

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor avokatin Besart Logu, duke e dënuar me 2 vite burg për veprën penale të marrjes së ryshfetit me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.

Sipas vendimit të GJKKO-së, dënimi me burg është konvertuar në 2 vite e 8 muaj shërbim prove, ndërsa Logut i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit për 9 muaj.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) tregojnë se avokati ka marrë 8 mijë euro nga një shtetas italian i arrestuar, duke premtuar se do të ndërhynte te prokurori, gjyqtari dhe ekspertët e çështjes për të ndikuar në vendimin penal ndaj tij. SPAK thekson se kjo shumë nuk ishte pagesë për shërbime ligjore, por ryshfet i mirëfilltë, me qëllim lirimin e të arrestuarit, i cili akuzohet për skema mashtruese me TVSH dhe evazion fiskal.

Ky rast hedh dritë mbi dobësitë serioze të sistemit të drejtësisë dhe lë shijen e një ndëshkimi simbolik, duke ngjallur shqetësime se korrupsioni mund të mbetet ende i paprekur për ata që kanë lidhje dhe para për të blerë drejtësinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit