SPAK dhe BKH kontrolle në “Alban Tower”, pranë Gjykatës së Lartë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.01.2026, 18:52

SPAK dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit po kryejnë kontrolle në pallatin luksoz “Alban Tower”, i ndodhur në afërsi të Gjykatës së Lartë në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, kontrolli po zhvillohet në një ambient të marrë me qira brenda godinës shumëkatëshe. Burime mediatike bëjnë me dije se veprimet hetimore po kryhen në kuadër të një hetimi të përbashkët me partnerë të huaj.

Deri në këto momente nuk ka detaje zyrtare mbi subjektet e përfshira apo natyrën e çështjes, ndërsa pritet që SPAK të japë informacion shtesë në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit