Pa pikë turpi, burri i merr banakieres kuletën brenda në çantë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.01.2026, 17:50

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes në kryeqytet.

Sipas denoncimit, një burrë ka hyrë në ambientet e një lokali duke kërkuar ndihmë. Banakierja është treguar e gatshme për ta ndihmuar, por në momentin që ajo i ka kthyer kurrizin, ai ka hapur çantën e saj që ndodhej mbi tavolinë, pasi lokali ishte drejt mbylljes. Autori ka marrë portofolin dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Denoncuesit i bëjnë thirrje qytetarit që ka kryer veprimin të kthejë mbrapsht kuletën dhe shumën e parave të marra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit