Aksident i rëndë në Peshkopi, plagosen 4 persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.01.2026, 16:41

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, pranë kryqëzimit të Tërpces. Dy automjete janë përplasur ballë për ballë, si pasojë e së cilës kanë mbetur të plagosur katër persona.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Peshkopisë, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e dy prej tyre është e rëndë dhe pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë, të cilat po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve është bllokuar përkohësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit