Banorët e një zone në Kombinat ngrenë shqetësimin për gjendjen alarmante të infrastrukturës rrugore, e cila sipas tyre prej më shumë se pesë vitesh është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse. Rruga kryesore e zonës është e bllokuar prej vitesh, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e banorëve, automjeteve dhe shërbimeve emergjente.
Si zgjidhje provizore, Bashkia ka hapur një rrugë alternative, por edhe kjo ka rezultuar e pasigurt dhe problematike. Pas reshjeve të fundit të shiut, rruga ka filluar të shembet, duke u kthyer në një rrezik real për kalimtarët dhe automjetet.
Banorët shprehen se situata është bërë e padurueshme dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia për të rikonstruktuar rrugën sipas standardeve dhe për t’i dhënë fund një problemi që zvarritet prej vitesh.