Plehrat pushtojnë Njësinë 5 prej dy muajsh, askush s’bëhet i gjallë për t’i pastruar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2026, 12:47

Një qytetare ka denoncuar përmes redaksisë tonë situatën alarmante të mbetjeve urbane në Njësinë 5, konkretisht në rrugën “Irfan Tomini” dhe zonën pranë “Nikoll Kaçorrit”, të ndara vetëm nga një rrugicë.

Sipas qytetares, prej rreth dy muajsh në këtë zonë janë krijuar grumbuj të mëdhenj plehrash që nuk po pastrohen, pavarësisht se makinat e mbledhjes së mbetjeve kalojnë dhe marrin vetëm koshat. Nga ana tjetër, mjetet e mëdha të pastrimit pretendojnë se kjo zonë nuk është në përgjegjësinë e tyre, duke e lënë problemin pa zgjidhje.

Qytetarja shprehet se situata është bërë e padurueshme, ndërsa askush nuk merr përgjegjësi për pastrimin. Ajo thekson gjithashtu papërgjegjshmërinë e disa individëve që hedhin inerte dhe mbetje të tjera, por kërkon që fillimisht zona të pastrohet dhe më pas të merren masa parandaluese, si vendosja e tabelave paralajmëruese nga vetë komuniteti.

Qytetarja i bën thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë dhe të marrin masa, përpara se kjo situatë të zgjasë edhe për muaj të tjerë.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje ,uroj te jeni mir! Nje problem me plerat kemi si lagje ,na mbyti pislliku, Kto Jan ne rrugen Irfan tomini njesia 5. Kto Tek nikoll kacorri ,nji rrugic I ndan nga njera tjetra ,ka 2 muaj kjo situat,mbledhin vetem kazanet makinat e plehrave,DHE kto thon nuk I kemi ne.vjen makinat madhe Po prap e plehrave DHE ato thon nuk I kemi ne

Kush I ka per tu hequr ? Ju lutem publikojeni ,ndoshta I vjen turp ndonji drejtori a ku di un ,DHE merr ndonji mas , Merreni parasysh ta postoni ju lutem se DHE 2 muaj te tjera ktu do jen kto grumbuj plerash. DHE papergjegjshmeria e njerzve esht,se nuk mund te hedhesh aty thaset me inerte e budallalliqe te tjera,Po ti japin zgjidhje ti heqin nji her,se do vem tabel pastaj ne vet si komunitet,sa do funksionoj tabela se di por ta pastrojn nji her

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit