SPAK u komunikon akuzat 10 personave, trafikonin drogë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurën e bagëtive

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.01.2026, 11:44

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 10 persona të akuzuar për trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ku droga fshihej në lëkurë gjedhësh. Gjatë ditës së sotme po u komunikohet mbyllja e hetimeve të pandehurve, Geis Gejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, si edhe tre shtetas të huaj, Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian, Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian, Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian. Ata akuzohen për trafik narkotikësh, grup të strukturuar kriminal dhe vepra të tjera penale.

Sipas SPAK, grupi kriminal solli në Shqipëri dy ngarkesa në muajt shtator dhe nëntor, me rreth 48 tonë lëkurë gjedhi, brenda të cilave dyshohet se ishte fshehur kokaina. Prokuroria kishte dijeni për aktivitetin e grupit dhe i lejoi të vepronin në dy ngarkesat e fundit për të dokumentuar plotësisht skemën kriminale. Ndarja e lëndës narkotike ishte planifikuar të bëhej në një laborator të improvizuar në zonën e Qerekës në Krujë, ku gjatë kontrolleve u gjetën 850 lëkurë bagëtish të kriposura.

Për nxjerrjen e kokainës nga lëkura do të angazhoheshin shtetas të huaj të specializuar, për të cilët SPAK firmosi 10 urdhër-arreste, përfshirë 3 të huaj. Arrestimet u kryen më 15–16 nëntor 2024, në një operacion të përbashkët mes SPAK dhe agjentëve spanjollë. Gjatë dëshmisë në gjykatë, një nga shtetasit nga Venezuela deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri “për të mbjellë flokët”, ndërsa i huaji tjetër pretendoi se ndodhej në vend për të blerë rroba të përdorura, pasi sipas tij është tregtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit